Maqedonia
BDI fton diasporën për të votuar në referendum
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një kumtese për media ka ftuar diasporën për të ushtruar të drejtën e votës për referendumin të caktuar më 30 shtator të këtij viti.
“Më 30 korrik 2018, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në bazë të Marrëveshjes së arritur ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, mori vendimin për Referendumin që do të mbahet më 30 shtator 2018, në të cilin qytetarët do t’i përgjigjen pyetjes ‘A jeni për anëtarësim në BE dhe në NATO duke pranuar Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?’. Edhe ku bashkëvendës të nderuar, që jetoni jashtë vendit, do të mund ta ushtroni të drejtën e votës në të gjitha përfaqësitë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë në botë”, thuhet në kumtesën e BDI-së, raportojnë mediat shqiptare të Maqedonisë.
Kjo parti, madje fton të gjithë që deri më 23 gusht të aplikohet për ushtrimin e të drejtës së votimit në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve https://dijaspora.sec.mk/Default.aspx.
“Praninë tuaj në Listën e zgjedhësve mund ta konfirmoni përmes ueb-faqes së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve https://izbirackispisok.gov.mk/dijaspora/. Për çdo paqartësi mund të komunikoni edhe me Shtabin e BDI-së përmes adresës elektronike [email protected].
Duke pranuar Marrëveshjen me Republikën e Greqisë ne e sigurojmë anëtarësimin me të drejta të plota të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO! Ky është moment vendimtar: Me votën tuaj vendosni për të ardhmen e vendit dhe të brezave që vijnë!”, thuhet në kumtesën e BDI-së, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













