Kosova
Hapet zyra e ankesave dhe kërkesave për pasagjerët në aeroportin e Prishtinës
Udhëtarët e kanë adresën e tyre për ankesa dhe kërkesa në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë
Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nga dita e hënë ka nisur nga puna zyra për ankesa dhe kërkesa të pasagjerëve.
Qëllimi i kësaj zyre është mbrojtja e të drejtave të udhëtarëve të aeroportit të Prishtinës.
“Stafi i Ministrisë së Infrastrukturës do të jetë në shërbim të qytetarëve çdo ditë të javës. Ndërsa ankesat dhe kërkesat mund të parashtrohen edhe përmes numrit të telefonit (+381) 038 200 28 105, apo adresës në email [email protected]”, bën të ditur ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, kjo nismë do të pasohet edhe me hapa të tjerë drejt rritjes së efikasitetit të udhëtimit për pasagjerët.
Ndërkohë në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” janë vendosur edhe tabelat përkatëse që orientojnë qytetarët si të zgjidhin çdo problematikë që kanë me kompanitë ajrore, si për vonesat e fluturimeve, anulimeve, humbje ose dëmtim të bagazhit apo lëvizja e personave me aftësi të kufizuar.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












