Bota
Sardenja: Vjedhja e rërës në plazh, dënimi deri 3 mijë euro
Kjo ndodh pavarësisht tabelave nëpër plazhe, që paralajmërojnë qartë turistët se është e ndaluar të merret rërë
Autoritetet në Sardenja po ashpërsojnë qëndrimin ndaj turistëve që vjedhin rërë nga plazhet e kristalta të ishullit si suvenir, e po vendosin gjoba që shkojnë deri në 3.000 euro.
Më herët këtë javë, një 40-vjeçar italian, por që jetonte në Britaninë e Madhe, u gjobit me 1.000 euro, pasi policia e kapi atë me një shishe me rërë nga plazhi Gallura, në veri të ishullit, raporton “TCH”.
Ndoshta edhe pa qenë në dijeni të seriozitetit të shkeljes, disa turistë e konsiderojnë rërën aq të mrekullueshme, saqë nuk mund t’i rezistojnë idesë për ta marrë me vete në shtëpi. Por, problemi e prek Sardenjën prej vitesh, me më shumë se një ton rërë të gjetur në bagazhet e turistëve në Aeroportin e Cagliarit vetëm verën e shkuar, përcjell albinfo.ch.
Kjo ndodh pavarësisht tabelave nëpër plazhe, që paralajmërojnë qartë turistët se është e ndaluar të merret rërë.
Zakonisht rëra futet në shishe plastike apo çanta, me etiketa në të cilat shkruhet emri i plazhit nga ku është marrë. Autoritetet thonë se, edhe pse praktika duket e padëmshme, ajo nuk është thjesht shkelje, por edhe dëmtim i ambientit në ishull.
Por ka edhe nga ata hajdutë rëre që pendohen. Në vitin 2016, një grua që kishte marrë rërë nga Budelli, një plazh i Sardenjës i famshëm për rërën e tij ngjyrë rozë, e ktheu atë pas 29 vitesh. Ngjyra rozë e rërës shkaktohet si pasojë e një përzierje mes fragmenteve të koraleve, granitit dhe guackave.
Sardenja, që është shumë e frekuentuar nga vizitorë të pasur, ka kilometra plazhe të bukura dhe 28 prej tyre kanë fituar statusin e “flamurit blu” për sa i takon pastërtisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë