Shkurt.ch
Digjet kamioni që transportonte shtatë vetura, bllokohet trafiku në Quinto
Në afërsi të Quinto TI të martën në mëngjes një kamion me targa italiane ka shpërthyer në flakë. Tuneli Piottino në drejtim të veriut është i bllokuar akoma, shkruan 20min.ch.
Tuneli Piottino më magjistralen A2 pranë Prato TI është bllokuar prej të martën në mëngjes, pasi një kamion ka shpërthyer në flakë. Me kamionin transportoheshin edhe shtatë vetura tjera. Fatmirësisht nuk është plagosur asnjëri, ndërsa drejtimi për në jug është çbllokuar për trafikun, përcjell albinfo.ch.
Policia e kantonit të Tessinit lajmin e ka marrë rreth orës 7.30, ku në terren kanë shkuar mjaft zjarrfikës. Shoferi i automjetit që u djeg është 48 vjeçari italian.
Për shkak të sigurisë i mbyllur për disa orë mbeti edhe Tuneli Gotthard. Prokuroria ka nisur një ecuri hetimore ndaj 48 vjeçarit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












