Kosova
“Miqtë e Amerikës” kërkojnë që diaspora të ketë 10 ulëse në Parlament
Rexhepi, tha se diaspora ka dhënë kontribut të çmueshëm për Kosovën në forma të ndryshme, andaj sipas tij për t’ua kthyer respektin dhe kujdesin e tyre
Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka kërkuar që të ndryshohen Kushtetuta e vendit në mënyrë që diasporës t’u mundësohet përfaqësimi në Parlamentin e Kosovës me 10 përfaqësues.
Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi në konferencë për medie me temën “Diaspora aset shumë i rëndësishëm i shtetit të Kosovës – Propozimi konkret i yni që diasporës t’i rezervohen 10 ulëse në Parlamentin e Kosovës”, raporton Ekonomia Online.
Rexhepi, tha se diaspora ka dhënë kontribut të çmueshëm për Kosovën në forma të ndryshme, andaj sipas tij për t’ua kthyer respektin dhe kujdesin e tyre, përcjell albinfo.ch.
“Për shumë vite mërgimtarët kanë derdhur mund, mjete për lobim. Falë mjeteve të tyre mbushet arka e shtetit. Po të mos ishin ata vështirë do t’ia dilnim me buxheti”, është shprehur ai.
Rexhepi ka kërkuar nga institucionet që të fillojnë ndryshimet kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë çështje. Një gjë e tillë, sipas tij duhet të bëhet edhe në Shqipëri.
“Kemi propozuar që institucionet duhet me i filluar ndryshimet ligjore dhe kushtetuese. Por duke i parë veprimet ne Ballkan e Evropë do të ketë ndryshime të tjera, pse të mos bëhen edhe ndryshime tjera”.
Ai tha se tri vende në Parlament duhet të jenë te rezervuara për bashkatdhetarët në ShBA, sepse vlerësoi se atje vendoset fati i botës. Mënyra
Rexhepi u shpreh se në këtë mënyre i stimulojmë ata që të punojnë më shumë për Kosovën.
Rexhepi tregoi edhe mënyrën e zgjedhjes së deputetëve bashkatdhetarë, raporton EO.
“Mënyra më e thjeshte është të caktohet numri i votave. Janë edhe disa shqetësime qe ata janë jashtë dhe nuk i njohin probleme tona. Ne një mënyrë kanë logjik por ata janë njerëz tanë dhe duhet ti afrojmë. Ai që i fiton votat le të shkon përpara”.
Rexhepi shtoi se nuk e kanë qëllim përçarjen, por gjetjen mënyrës më të mirë që diaspora t’i ketë përfaqësuesit e vet.
Sipas kësaj shoqate bashkatdhetarë përbëjnë një të tretën trungut demografik të Kosovës me rreth 700 mijë qytetarë, ndërsa vetëm në regjistrimin e mërgatës nga Ministria e Diasporës, kanë dalë 400 mijë.
https://vimeo.com/283170031
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












