Kosova
Vetëvendosje reagon ndaj deklaratave të Thaçit
Lëvizja Vetëvendosje me anë të një reagimi ka thënë se ‘Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, konferencën e sotme për medie e mbajti me rastin e trevjetorit të ndryshimeve kushtetuese që i hapën shtegun gjykatës së padrejtë speciale kundër UÇK-së’.
Sipas LVV, Presidenti Thaçi në konferencë nuk ka folur për Gjykatën Speciale, por për dialogun me Serbinë, të drejtën e Luginës së Preshevës dhe kundërshtarët e tij politikë.
“Mirëpo, të flasësh mbi gjysmë ore fjalim para gazetarëve për raportet e Kosovës me Serbinë pa e përmendur Mitrovicën asnjëherë, kjo po që është tradhti. E t’u përgjigjesh gazetarëve edhe për gati gjysmë ore në vijim dhe sërish të mos e zësh në gojë fjalën Mitrovicë, kjo po që është tradhti me paramendim të fortë. Jo rastësisht Mitrovicën e përmend pikërisht gazetari i parë në pyetjen e parë”, thuhet në reagimin e VV-së.
Sipas LVV-së, në vazhdim, Presidenti foli si analist e si opinionist i qëndrimeve të partive parlamentare. Ishte aq larg e poshtë nivelit të Presidentit si rrallëherë. Ai e kritikoi e kundërshtoi Kuvendin e Kosovës, hodhi gur e dru mbi opozitën në Kosovë, por ishte fort i kujdesshëm karshi Serbisë.
“Në kohën kur do të duhej të shihnim korrigjimin e kufirit me Malin e Zi, Presidenti foli sidomos për korrigjim kufiri me Serbinë. Ai që për dy mandate si kryeministër nuk dha asnjë cent për Luginën e Preshevës tash na flet për kërkesat dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Në të njëjtën linjë, njeriu që e ka çarmatosur UÇK-në nuk harroi as kësaj radhe që përsëri të derdh ca lot krokodili për FSK-në që s’u bë ushtri”, thuhet tutje në reagimin e LVV-së.
Po ashtu LVV, përmendi që ‘Presidenti Thaçi tha që dialogu për marrëveshje përfundimtare me Serbinë ka dy muaj që ka filluar, se janë bërë dy takime dhe se në shtator është ai i radhës. Pra, ai që ankohej për mosmarrëveshjet në Kuvend e pranoi që moti e ka shpërfillur atë tërësisht duke nisur dialog pa mandat’.
“Kosova gjithsesi ka nevojë edhe për zgjedhje të reja parlamentare por edhe për president të ri të Republikës. Që ta prioretizojë shtetndërtimin demokratik, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Kurse ndaj Serbisë, njohje e pavarësisë dhe reciprocitet të drejtash, dialog me parime e me mandat demokratik, kërkim falje e dëmshpërblim për vuajtjet e humbjet që na i kanë shkaktuar”, thuhet në fund të reagimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar Një djalë katërvjeçar u mor kundër vullnetit të tij në një apartament nga një burrë 72-vjeçar... -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve













