Kosova
Fenomeni i “fajdeve” në Kosovë
Kushtet e vështira ekonomike, normat e larta për kredi, mungesa e parave kesh në treg, janë vetëm disa nga arsyet që bizneset dhe qytetarë të ndryshëm, në raste nevoje për mjete materiale, huazojnë para me normë të lartë të interesit, apo si njihen me termin “fajde”, thonë ekspertë për çështje financiare
Sipas të dhënave të Policisë se Kosovës, vetëm gjatë vitit të kaluar janë iniciuar për hetim 25 raste si fajde të përcaktuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Kurse gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, janë iniciuar 10 raste, të cilat janë trajtuar sipas procedurave policore dhe ne bashkëpunim me prokuroritë kompetente, thotë për Radion Evropa e Lirë, Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.
Për t’u larguar nga ky fenomen, që sipas ekspertit të çështjeve financiare Milazim Abazi, në shumicën e rasteve përfundojnë me fatalitet, organet kompetente duhet të jenë më efikase, përcjell albinfo.ch.
Policia e Kosovës, thotë ai, nuk duhet të qëndrojë pasive karshi këtij aktiviteti të paligjshëm,
Plani i Policisë
Ndryshe, gjatë muajit të kaluar, Policia e Kosovës ka hartuar një plan operativ “Stop fajdes dhe detyrimit” me anë të së cilit synohet identifikimi, parandalimi, hetimi dhe arrestimi i të dyshuarave që në çfarëdo mënyre janë të inkriminuar në fajde dhe detyrim.
Në një nga rastet e fundit, në kuadër të këtij plani, organet e rendit kanë arrestuar dy persona të dyshuar të përfshirë në këtë vepër, ku thuhet se “të njëjtit i kanë dhënë viktimës para me fajde në vlerë prej 1000 euro, ndërsa kanë kërkuar 24 mijë euro, si kamatë në emër të fajdes.
Pas presionit të ushtruar për kthimin e parave, sipas organeve të rendit, viktima gjatë muajit qershor të këtij viti ka tentuar edhe të bëjë vetëvrasje.
Fenomeni i ‘parave me fajde’, thotë Milazim Abazi po sjell pasoja në shoqërinë e përgjithshme. Individë ose grupe të caktuara që huazojnë para me kamata të larta në rast të moskthimit në kohë të huas, në këmbim po marrin biznesin, pronën apo pasuri që është shumë herë më e lartë se detyrimi i marrëveshjes verbale.
Ai shprehet se qytetarët duhet të vetëdijesohen se për huazim të mjeteve financiare ka alternativa tjera ligjore.
Veprimet e tilla ndëshkohen sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas këtij Kodi, kushdo që për vete apo për personin tjetër pranon ose kontrakton një shumë dukshëm joproporcionale të pasurisë, në këmbim të shërbimit për personin tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim prej 5 deri në 12 vjet, varësisht nga vlera e humbjeve të mjeteve financiare ose realizimit të pasurisë.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar Një djalë katërvjeçar u mor kundër vullnetit të tij në një apartament nga një burrë 72-vjeçar... -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve














