Kosova
Odiseja e dhimbshme e emigrantëve në Serbi, deri në Vjenë për 10 mijë euro
Secili emigrant nga Serbia duhet të paguajë 3000 euro. Për të marrë një taksi nga Serbia përmes Hungarisë në Vjenë kushton 6000 dhe 8000 euro. Kurse afganët dhe pakistanezët për këtë udhëtim paguajnë rreth 10 mijë euro për person.
Sipas një dokumenti që e disponon media konservatore gjermane “Die Welt”, numri i refugjatëve që kalojnë përmes Shqipërisë dhe Bosnjës sa vjen e shtohet. Kjo krahasuar me vitet e mëpërparshme, duke alarmuar një pjesë të diplomatëve të Brukselit.
“Shumë familje marrin marshutën përmes Korridorit Ballkanik. Ata tentojnë që të shkojnë në BE përmes Shqipërisë dhe Bosnjës, pasi për trafikantët llogaritet si relativisht e sigurtë. Në të ardhmen mund të rritet numri i tyre,” thotë një përfaqësues i lartë europian, përcjell albinfo.ch.
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë ardhur 7100 emigrantë të paligjshëm, ndërsa në 2017 kjo shifër përgjatë gjithë vitit ishte vetëm 755.
Emigrantët nga Turqia shkojnë zakonisht në Evros të Greqisë. Prej këtu marrin udhëtimin drejt Shqipërisë, nga ku pjesa më e madhe kalojnë kufirin për në Malin e Zi, disa tjerë shkojnë në Kosovë dhe më pas në Malin e Zi ose Serbi. Qëllimi final është Bosnja dhe Hercegovina, pasi udhëtimi drejt Hungarisë është bërë vërtet i vështirë.
Çfarë dijnë përfaqësuesit europianë për Serbinë?
Secili emigrant nga Serbia duhet të paguajë 3000 euro. Për të marrë një taksi nga Serbia përmes Hungarisë në Vjenë kushton 6000 dhe 8000 euro. Kurse afganët dhe pakistanezët për këtë udhëtim paguajnë rreth 10 mijë euro për person.
Një pjesë e emigrantëve fitojnë para përmes punëve në të zezë në Greqi. Mjafton “vetëm” 800 euro për të shkuar nga Greqia në Serbi. Në kuirinkmeq Serbisë dhe Malit të Zi ka një “Shtëpi të madhe” ku emigrantët rregullisht keqtrajtohen nga trafikantët, përcjell eksluzivisht albinfo.ch raportin e BE.
Nga emigrant në ‘trafikant’
Kriminelët vlejnë si tepër me ndikim dhe nuk paditen kurrë, edhe në rast se ka raporte se i keqtrajtojnë ose dhunojnë emigrantët nëpër kampe.
Një ndër kampet më të mëdha është në Obrenovac në Beograd. Emigrantët, zakonisht të mitur, bijnë në kontakt me trafikantët të cilët jetojnë afër nëpër shtëpi. Këta të fundit u mësojnë emigrantëve të mitur sesi ti dërgojnë deri në kufi emigrantët tjerë. Me këtë metodë ata fitojnë para për të mbijetuar dhe që nesër edhe ata të kenë mundësi arratisjeje.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Austri
-
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz “Sukseset e kësaj parti në qeverisjen e Grazit, transparenca ndaj qytetarit, me kanë shtyrë që të... -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4












