Kuriozitete
Djathi i dhisë, produkti më i ri në Kenia
Djathi i dhisë do të mund të ishte zgjidhje për mijëra fermerët që luftojnë ta mbajnë qumështin të freskët në Kitale, një qytet agrar në Kenian perëndimore.
Kjo është këshilla nga Patrick Wasike, një sipërmarrës që po përpiqet ta popullarizojë bërjen djathit në rajon. Çdo javë, ai përgatit një grumbull të freskët djathi në shtëpinë e tij.
Wasike fillon duke e shoshitur qumështin pastaj shton kulturë bakteriale për ta ndihmuar përzierjen të bëhet. Mullëza, është një enzime që ndodhet në stomakun e ripërtysve dhe shtohet për ta bërë qumështin të mpikset Pasi që lihet për së paku gjashtë orë, qumështi formon gjizë. Gjiza pastaj pritet, nxirret jashtë dhe vendoset në vende të caktuara gjatë natës për të tharë lëngun e tepërt, përcjell albinfo.ch.
“Ne bëjmë pesë litra djathë çdo javë, dhe kjo na jep rreth 15 dollarë në javë dhi këto para na ndihmojnë në disa nga aktivitetet tona”, tha Wasike. Bërja e djathit është edhe një mënyrë tjetër për fermerët që të përfitojnë nga furnizimi i tepërt i qumështit. Thuhet që djathi dhisë është shumë i ushqyeshëm, mund të tretet lehtë dhe ka nivele të ultë të laktozës dhe proteinave alergjike, bashkë me përfitime të tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











