Bota
6 të vdekur për 24 orë në Gjermani si pasojë e aksidenteve në ujë
“Bild” raportoi se në shtatë muajt e parë të këtij viti ka pasur më shumë aksidente në ujë, se sa gjatë tërë vitit të kaluar
Gjermania po përjeton valën e të nxehtit derisa qytetarët zgjedhin të freskohen në liqene e lumenj.
Por, kjo mund të jetë e rrezikshme, pasi në vetëm 24 orë janë regjistruar gjashtë viktima, shkruan “The Local”.
Të hënën pasdite, policia gjermane e ka konfirmuar vdekjen e një djali gjashtë-vjeçar, i cili ishte dërguar në spital të dielën, pas një aksidenti duke notuar në liqen Neumühlsee në Baden-Württemberg, përcjell albinfo.ch.
Natyra e aksidentit mbeti e paqartë, por tragjedia ishte e fundit në një varg aksidentesh fatale në Gjermani.
Gjatë një periudhe 24-orëshe në fillim të kësaj jave, gjashtë vetë vdiqën si pasojë e aksidenteve në ujë, njoftoi “Bild” të hënën.
Në Küssaburg, pranë kufirit zviceran, një burrë i moshuar u mbyt derisa ishte duke lundruar. 83-vjeçari u gjet pasi shoku i tij dhe disa të tjerë njoftuan policinë. Pas një aksioni të përbashkët shpëtimi nga autoritetet zvicerane dhe ato gjermane, shpëtuesit nuk ishin në gjendje ta shpëtonin atë.
Rasti i tretë ka ndodhur Baden-Württemberg, ku një person është gjetur i vdekur, derisa dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit.
Një rast tjetër ishte i një 13-vjeçari, i cili në qytetin bavarez Ulm, fillimisht është shpëtuar nga zhytësit, por më pas autoritetet kanë konfirmuar se kishte vdekur të hënën. Gjithashtu një 23-vjeçar nuk kishte arritur të shpëtojë pasi kishte hyrë gabimisht në thellësi të një liqeni.
“Bild” raportoi se në shtatë muajt e parë të këtij viti ka pasur më shumë aksidente në ujë, se sa gjatë tërë vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 Kryetari i L.A.P.Sh. “Naim Frashëri” falënderoi nxënësit, prindërit dhe mësuesit, duke bërë të ditur se në... -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














