Shkurt.ch
Rrëzohet aeroplani, vdesin tre udhëtarët dhe piloti
Rrëzimi i fluturakes ishte bërë pak para orës 16.45, nga një lartësi prej rreth 3300 metrash, mbi akullnajën Mont-Durand
Një aeroplan i vogël privat me katër vende, është rrëzuar derisa ka qenë duke bërë një fluturim rrethor mbi akullnajën (Gletscher) Mont-Durand në Alpet e Kantonit Valis.
Aeroplani i tipit “Robin” ishte nisur pasditen e të premtes nga aeroporti i Siten-it, ka njoftuar Policia Kantonale e Valisit në mëngjesin e të shtunës, shkruajnë mediet zvicerane. Rrëzimi i fluturakes ishte bërë pak para orës 16.45, nga një lartësi prej rreth 3300 metrash, mbi akullnajën Mont-Durand, transmeton albinfo.ch.
Ky vend është rreth 150 metra më poshtë se Qafa e malit Durand.
Shkaktari i aksidentit ende është i paqartë. As viktimat, të katër personat që ndodheshin në aeroplan, ende nuk janë identifikuar zyrtarisht. Ndërkohë, janë duke u zhvilluar hetimet rreth aksidentit të rëndë.
E-Diaspora
-
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar Një 23-vjeçar grek është gjithashtu në kërkim lidhur me ngjarjen në Marsberg-Essentho, ku një tjetër 18-vjeçar... -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











