Kosova
Mërgimtarët po kthehen, sërish kolona e pritje në pikat kufitare
Në njoftimin e fundit thuhet se për të hyrë në Kosovë duhet pritur 4 orë e 40 minuta, e për të dalë nga Kosova pritjet janë deri në 5 orë e gjysmë
Deri në 5 orë kanë pritur mërgimtarët në Merdarë, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit. Derisa në njoftimin e fundit thuhet se për të hyrë në Kosovë duhet pritur 4 orë e 40 minuta, e për të dalë nga Kosova pritjet janë deri në 5 orë e gjysmë.
Ndërkohë, te Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 40 minuta, ndërsa për të hyrë 1 orë e 30 minuta.
Mërgimtari Albert Ahmeti i cili po kthej në Zvicër nga Kosova ka thënë se për albinfo.ch se kjo është e tepërt. Ai ka thënë mos respektimi i rezolutës së Kuvendi është e turpshme për institucionet tjera. Ahmeti ka apeluar tek institucionet kosovare që çështja e pritjeve në pikat kufitare të zgjidhet dhe të mos përsëritet edhe viteve të ardhshme.
Fluks më të vogël dhe pritje më të shkurtra ka në kufirin në Mutivodë, me vetëm 20 minuta pritje për të hyrë në Kosovë, ndërsa në Muçibabë pritjet për të dalë nga vendi janë 60 minuta. Ndërsa në kohë optimale po kalohen vendkalimet kufitare për në Maqedoni, derisa vendkalimi kufitar në Vërmicë ka pritje deri në gjysmë ore.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë











