Kosova

Vdes një kosovar në Durrës

Një i moshuar ka vdekur në njërën nga plazhet e Durrësit.

Mediat shqiptare kanë njoftuar se një person nga Kosova ka humbur jetën gjatë ditës së sotme në Durrës.

Personi i moshuar është gjetur në breg të detit pa shenja jete në pasditën e sotme.

Gjithmonë sipas mediave të cilat kanë raportuar, i moshurari është nga komuna e Dragashit.