Kosova
Mediat prestigjioze të huaja shkruajnë për vdekjen e Demaçit
Për vdekjen e tij kanë shkruar edhe “The New York Times” dhe “Washington Post”
Jo vetëm mediat vendore, dhe ato shqiptare kanë shkruar për vdekjen e Adem Demaçit, i cili ndërroi jetë dje.
Për vdekjen e tij kanë shkruar edhe “The New York Times” dhe “Washington Post”, përcjell albinfo.ch.
Adem Demaçi, një mbrojtës i të drejtave të njeriut që mishëroi rezistencën kombëtare të Kosovës dhe shpesh quhej “Mandela i Ballkanit”, ka vdekur në moshën 82 vjeçare.
Kështu fillon shkrimin “The New York Times”, duke shtuar se ka qenë nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ai që ka ndërprerë seancën e parlamentit të ditës së enjte për të kumtuar lajmin se ka vdekur Adem Demaçi, duke thënë se “mësuesi jonë, burri që kaloi 28 vjet në burgjet e Serbisë, ka ndërruar jetë”.
“Parlamenti në Prishtinë ka mbajtur një minutë heshtje dhe ka pezulluar seancën”, shkruan tutje ky medium.
Më pas “The New York Times” jep një biografi të shkurtër të Demaçit, duke thënë gjithashtu se presidenti Thaçi ka shpallur tri ditë zie.
Gjithashtu edhe “Washington Post” shkruan për vdekjen e Demaçit, i cili ishte për 28 vjet në burg për Kosovën.
Adem Demaçi do të varroset të shtunën me ceremoni shtetërore.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë














