Futboll
Shaqiri u kundërpërgjigjet kritikëve
Xherdan Shaqiri ka thënë se ishte shënuesi më i mirë dhe asistuesi më i mirë te Stoke City
Xherdan Shaqiri shkëlqeu edicionin e kaluar për Stoke Cityn, megjithatë, kjo nuk mjaftoi sepse skuadra e Stoke ra një kategori më poshtë.
Ai kishte një klauzolë se mund të largohej nëse skuadra do të binte një kategori më poshtë, derisa ish-futbollisti dhe tashmë analisti i BBC-së, Gary Neville, e kishte quajtur jo profesionist, pasi dëshironte të largohej, përcjell albinfo.ch.
Tashmë Shaqiri ka nënshkruar me Liverpoolin, derisa nuk ka harruar t’i kundërpërgjigjet.
“Mendoj se statistikat e mija flasin vetë. Unë kam qenë top-golashënuesi dhe asistuesi më i mirë i ekipit dhe për këtë nuk kam se çfarë të shtojë më shumë. Besojë e din të gjithë që në atë ekip, kam qenë unë më i miri. E sa për Neville-in, ai ka qenë futbollist i Manchester Unitedit, ndoshta ai nuk e do Liverpoolin”, është shprehur Shaqiri për mediat angleze.
Shaqiri shënoi tetë gola dhe shtatë asistime për Stoke Cityn në edicionin e fundit.
Ai iu bashkua ekipit të Liverpoolit në Amerikë në përgatitjet që po i zhvillon skuadra angleze.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













