Kosova
Shtatë vjet nga vdekja e heroit Enver Zymberi
E lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një postim në Facebook ka përkujtuar ditët pas vrasjes së Enver Zymberit, ndërsa ka treguar se babanë e tij e kishte takuar në burg.
Me rastin e përvjetorit të shtatë të rënies së Heroit të Kosovës, Enver Zymberi, liderët institucionalë kanë bërë homazhe te lapidari në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë. Presidenti Hashim Thaçi, duke përkujtuar heroin Enver Zymberi, ka vlerësuar se në korrik të vitit 2011 i është dhënë fund idesë së Serbisë për ndarjen e Kosovës.
“Sot e kujtojmë heroin e Kosovës së lirë, Enver Zymberi, i cili ra heroikisht duke mbrojtur integritetin dhe sovranitetit e vendit tonë. Në korrikun e vitit 2011 i kemi dhënë fund idesë së Serbisë për ndarjen e Kosovës”, ka shkruar Thaçi. Ndërsa, kryeministri Haradinaj ka thënë se Enver Zymberi ra duke e mbrojtur Kosovën.
E lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një postim në Facebook ka përkujtuar ditët pas vrasjes së Enver Zymberit, ndërsa ka treguar se babanë e tij e kishte takuar në burg.
“U stepa kur e pashë në televizor në krye të radhës së familjarëve që prisnin për ngushëllime. Ia kishin vrarë djalin, Enverin. Pranë arkivolit të të birit përshëndetej me policët e shumtë, të cilët e kishin humbur kolegun më të mirë e më trim të tyre. Shtatë vjet më vonë shënojmë edhe një përvjetor të vdekjes së policit dëshmor, Enver Zymberi, i cili u vra nga kriminelët serbë në veri të Kosovës. Enver Zymberi është hero i integritetit të Kosovës”, ka thënë Kurti.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë












