Shqipëria
Miratohet rezoluta për Diasporën
Në Rezolutën për reformën e politikës shtetërore për diasporën, Kuvendi i Shqipërisë vlerëson hapat e hedhur në ndërtimin e strukturave të politikës shtetërore për diasporën
Kuvendi i Shqipërisë miratoi rezolutën “Për reformën e politikës shtetërore për diasporën”, një dokument i hartuar me propozim të nënkomisionit parlamentar për Diasporën.
Rezoluta është një dokument i rëndësishëm për avancimin e angazhimeve të Shqipërisë për bashkëpunimin me Diasporën dhe rritjen e aksesit të saj në zhvillimin e vendit.
Në Rezolutën për reformën e politikës shtetërore për diasporën, Kuvendi i Shqipërisë vlerëson hapat e hedhur në ndërtimin e strukturave të politikës shtetërore për diasporën, shkruan “ATSH”.
Kuvendi konsideron veprimtarinë shtetërore në këtë fushë si të një rëndësie të veçantë, e cila lidh përgjegjësitë e shtetit shqiptar me statusin ligjor të shtetasve dhe bashkëkombësve jashtë vendit, përcjell albinfo.ch.
Kuvendi vlerëson bashkëpunimin me shtetin e Kosovës dhe vendeve të tjera fqinje, në këtë drejtim të rëndësishëm dhe strategjik për të ardhmen, si pjesë e procesit të integrimit evropian të rajonit.
Organizimet kulturore në diasporë kanë filluar të kenë një rol të dorës së parë në ruajtjen e identitetit jashtë vendit. Ngritja e qendrave të kulturës në diasporë, sipas legjislacionit të ri dhe në bashkëpunim me shtetin e Kosovës, në funksion të marrëveshjeve bilaterale midis dy shteteve, do të ndihmojnë në krijimin e një programi kulturor të përbashkët për bashkëkombësit dhe brezat e rinj në diasporë.
Ministria për Evropën dhe Politikën e Jashtme ka ndërmarrë veprime të rëndësishme në fushën e shërbimeve konsullore për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Shërbimet on-line kanë lehtësuar dhe shkurtuar procedurat burokratike në shërbimet konsullore. Kjo ministri ka firmosur dhe po negocion marrëveshje të rëndësishme për cilësinë e jetës së shtetasve shqiptarë jashtë vendit, siç janë ato në fushën e sigurimeve.
Krijimi i Qendrës së Botimeve për Diasporën, në zbatim të legjislacionit të ri për diasporën, është hap i rëndësishëm në ruajtjen e identitetit dhe arsimimit për shqiptarët e rinj larg vendlindjes. Kjo qendër do të shërbejë si një cilësi e re në fushën e publikimeve dhe shpërndarjes së librit për diasporën.
Për shtetasit që janë larguar nga vendi ekziston një numër i ulët botimesh on-line, në gjuhën shqipe. Në këtë drejtim kërkohet një bashkëpunim institucional të ministrive përgjegjëse të arsimit, kulturës dhe diasporës për të gjetur zgjidhjet dhe krijuar rezultatet.
Marrëdhënia e Shqipërisë me diasporën po ndjen nevojën e bashkëpunimit me inteligjencën dhe fuqinë punëtore të kualifikuar jashtë vendit.
Përfshirja e diasporës në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Shqipërisë është një sfidë administrative. Fillimi i punës për krijimin e Dhomës së Biznesit për Diasporën është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur.
Gjithashtu shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të votojnë.
Krijimi i një programi të veçantë nga ministritë përgjegjëse për arsimin, kulturën dhe diasporën për botimet online në fushën e arsimit dhe librit shqip, për të cilin komisionet përgjegjëse në Kuvendin e Shqipërisë të kërkojnë informacion periodik për fazat e realizimit të tij.
Nxitjen e organeve të vetëqeverisjes vendore për të mundësuar aksesin e diasporës, me qëllim shkurtimin e “distancave” administrative me shtresën popullsisë që nuk jeton brenda vendit.
Paraqitjen dhe/ose ndërmarrjen e nismave të nevojshme nga organet kompetente për rishikimin e ligjit “Për shtetësinë” dhe kuadrit ligjor përkatës për t’iu përgjigjur shqetësimeve të shtetasve shqiptarë jashtë vendit dhe fenomenit të “pashtetësisë”, të ngritur nga struktura përgjegjëse e OKB-së për këtë çështje, zyra e UNCHR-së në Tiranë.
Kuvendi i Shqipërisë vlerëson si të nevojshme diskutimin dhe vlerësimin periodik të çështjeve që kanë të bëjnë me diasporën dhe interesat e shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Ai konsideron se në kushtet e reja sociale dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, dallimet e shtetasve, të cilët jetojnë “jashtë” dhe “brenda” vendit, janë ngushtuar. Ato kërkojnë përgjigje ligjore dhe administrative të duhura.
Diaspora është pasuria kombëtare e Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë është i përkushtuar që kjo të kthehet në një realitet të prekshëm nga qytetarët që kanë votuar apo që do të votojnë nesër për të ardhmen e përbashkët.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











