Kosova
Vuçiq po promovon pavarësinë e Kosovës
Kjo parti thekson se është hera e parë që një zyrtar shtetëror i Serbisë relativizon rëndësinë e Rezolutës 1244.
Opozitarët e Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) kanë akuzuar presidentin serb, Aleksadër Vuçiq, se po promovon hapur pavarësinë e Kosovës.
“Me deklaratën e Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ku thuhet se në Rezolutën 1244 askund nuk përmendet Serbia, por RFJ (Republika Federative e Jugosllavisë), është hapur një problem serioz, nëse bëhet fjalë për një manipulim të zakonshëm me të cilën ai përpiqet për të justifikuar politikën e tij të kapitulimit, papërgjegjësinë prej burrështeti, apo paaftësinë diplomatike”, shkruan “Danas” duke iu referuar shkrimit të DSS-së.
Kjo parti thekson se është hera e parë që një zyrtar shtetëror i Serbisë relativizon rëndësinë e Rezolutës 1244.
“Derisa vazhdon të jetë në fuqi, Rezoluta 1244 e KS të OKB paraqet një garanci të fortë se Kosova nuk mund të jetë shtet i pavarur. Ajo garanton sovranitetin e Serbisë dhe integritetin e saj territorial, por kjo që nuk e përmend Serbinë, por RFJ-në, është krejtësisht e parëndësishme, pasi Serbia është trashëgimtar juridik i ish-Republikës Federative të Jugosllavisë, apo Unionit Shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi”, thuhet në kumtesën e DSS-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë













