Kosova
Ugljanin: Vuçiq s’është President yni, ai frymëzoi krimet edhe në Kosovë
Ugljanin gjatë javës që shkoi kishte ftuar ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, që të shkojë për vizitë në Sanxhak, por autoritetet e Beogradit nuk ia dhanë lejën.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve, Sulejman Uglanin, në Novi Pazar ka deklaruar se kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është kryetar i boshnjakëve dhe Ana Bërnabiq e anëtarët e Qeverisë së saj nuk janë kryeministre dhe ministra boshnjakë, shkruan Gazeta Express.
Ugljanin gjatë javës që shkoi kishte ftuar ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, që të shkojë për vizitë në Sanxhak, por autoritetet e Beogradit nuk ia dhanë lejën. Më pas Ugljanin dhe Pacolli kishin shkëmbyer letra në mes vete, ndërsa sot lideri i boshnjakëve ka shpërthyer ndaj krerëve të pushtetit në Beograd.
“Organet shtetërore serbe përfaqësojnë organet legjitime të popullit serb, interesat e të cilit i mbrojnë dhe mendoj se ata po i mbrojnë mirë. Ne duam që me ta të bisedojmë për marrëdhëniet e ardhshme, por ata nuk janë as kryeministra, as kryetar, as ministra dhe as deputetët tanë. As Vuçiqi, as Bërnabiqi, as Daçiqi dhe as Vulini. Këtë le ta fshijnë nga koka”, citon beta të ketë thënë Ugljanin.
“Kam dëgjuar se kryetari i shtetit të Serbisë, Vuçiq, ka thënë se kujdeset për boshnjakët. Mos të kujdeset ai për boshnjakët, sepse ata për të cilët është kujdesur ai, kanë përfunduar në Srebrenicë, 8.372 sish. Vuçiqi me deklaratën se duhet vrarë 100 boshnjakë për një serb të mbytur, ka frymëzuar krime ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, Sanxhak e Kosovë”, ka thënë Ugljanin.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë














