Futboll
Milani fiton betejën me UEFA-n, merr pjesë në Europa League
Milani ia ka dalë të fitojë betejën me UEFA-n, në KAS-in e Lozanës dhe do të vijojë të marrë pjesë në Europa Leaguen e këtij sezoni, përcjell albinfo.ch.
Milani ia ka dalë të fitojë betejën me UEFA-n, në KAS-in e Lozanës dhe do të vijojë të marrë pjesë në Europa Leaguen e këtij sezoni.
Vendimi pritet të publikohet nga çasti në çast edhe nga UEFA, ndërsa kuqezinjtë tani mund të festojnë arritjen që e siguruan me shumë mund gjatë kampionatit.
UEFA vendosi të përjashtojë Milanin nga garat europiane, pasi konkludoi se nuk ishin respektuar normat e Fair Play-t Financiar, por kuqezinjtë apeluan vendimin në KAS dhe rifituan të drejtën e përfaqësimit në Europa League.
KAS-i ka vendosur të rikthejë kuqezinjtë sërish te UEFA, për të marrë një tjetër dënim, por këtë herë më proporcional, të ndarë mes gjobës dhe reduktimit të listës europiane.
Natyrisht që Fiorentina është e dëshpëruara e vetme e këtij vendimi të KAS-it të Lozanës, pasi në rast se kuqezinjtë do të mbeteshin jashtë Europës, do të ishin pikërisht vjjollcët që do t’i zëvendësonin./TCH
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi














