Bota
Spanja tërheq urdhër-arrestin europian kundër ish-presidentit të Katalonisë
Gjykata Supreme e Spanjës e tërhoqi urdhër-arrestin europian kundër ish-presidentit të Katalonisë, Carles Puigdemont, dhe pesë ndihmësve të tij që mbeten jashtë vendit.
Një gjykatë në Gjermani konstatoi më herët se Puigdemont nuk mund të ekstradohet për t’u përballur me akuzat e Spanjës për rebelim, për shkak të shtytjes së tij për pavarësinë e Katalonisë.
Rebelimi është akuza më serioze që është ngritur kundër Puigdemont, shkruan REL përcjell Albinfo.ch.
Por, akuzat kundër gjashtë separatistëve katalanas mbeten, çfarë do të thotë se ata ende përballen me arrestim nëse kthehen në Spanjë.
Gjykata rajonale në Shlesvih-Hollstajn në Gjermani tha se Puigdemont mund të ekstradohet për akuzën e keqpërdorimit të fondeve publike, por jo për rebelim apo për kryengritje.
Gjykatësi i lartë spanjoll, Pablo Llarena, tha se duke vepruar kështu, gjykata gjermane tregoi një “mungesë angazhimi” me rastin dhe shkeli rregullat e urdhër-arrestit.
Ai e akuzoi atë për minimin e kompetencave të gjykatës supreme spanjolle.
Spanja e nxori të jashtëligjshëm referendumin e pavarësisë të mbajtur në Kataloni më 1 tetor. Ajo po ashtu e konsideron të paligjshme deklaratën pasardhëse të Katalonisë për pavarësi.
I përballur me arrestimin në Spanjë, Puigdemont iku në Belgjikë dhe më pas u zhvendos në Gjermani, ku po lufton kundër ekstradimit.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë















