Kuriozitete
Autobusi i parë pa ngasës bën xhiro në New York
Autobusi zë deri në 20 persona dhe nuk ka ulëse. Derisa ky autobus është vetëm 1-vjeçar tashmë 15 vjet autoritetet janë duke punuar në këtë projekt.
Vetura e parë ndonjëherë pa ngasës ka debutuar në Nju-Jork, më saktësisht në Times Square. Realisht autobusi elektrik e bëri xhiron e parë përgjatë 150 metrave të Broadwayit, afër rrugës 48. Autobusi është i pajisur me censorë të teknologjisë së lartë, por natyrisht nuk ka shofer.
“Jemi duke demonstruar veturat pa ngasës në mjetet me shpejtësi të madhe”, ka thënë Rick Baker, këshilltar i lartë i zhvillimit urban në qytetin amerikan. Por, ky autobus me shpejtësi jo aq të madhe është i dizajnuar për aeroporte, kampuse të shkollave, parqe ose qendra periferike të qytetit.
“Sidoqoftë, ky autobus është krejtësisht i padëmshëm për këmbësorët. Ne kemi punuar shumë në përshtatjen e shpejtësisë së tij. Ka shumë njerëz dhe kemi nevojë për lehtësi në trafik. Mendojmë se veturat me shpejtësi mesatare do të përshtaten shpejt në këtë trafik”, shtoi Baker.
Autobusi zë deri në 20 persona dhe nuk ka ulëse. Derisa ky autobus është vetëm 1-vjeçar tashmë 15 vjet autoritetet janë duke punuar në këtë projekt.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë Shkalla e kalueshmërisë së provimeve të integrimit A2 dhe B1 në Austri ka rënë nën 50%.... -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë












