Kosova
Qeveria mirëpret rekomandimin pozitiv për vizat
Qeveria e Kosovës ka mirëpritur rekomandimin pozitiv nga ana e Bashkimit Europian për liberalizim të vizave.
Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se e mirëpret rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga Komisioni Evropian, dhe vlerëson se kjo është dëshmi e ecjes drejtë integrimit të plotë të vendit tonë në strukturat euroatlantike.
“Kjo shpreh edhe një herë përcaktimin e gjithë kosovarëve për një të ardhme euroatlantike, duke praktikuar vlerat demokratike civilizuese perëndimore”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj dhe thotë se janë të vëtdijëshëm që ka punë për të bërë dhe sfida, për të cilat do të ketë angazhim konkret, institucional dhe nga e gjithë shoqëria.
Haradinaj ka thënë se ekzekutivi kosovar garanton mbështetje institucionale për respektimin e kritereve, rregullave dhe procedurave që lidhen me këtë rekomandim të Komisionit Evropian. Qeveria pret që ky rekomandim do të marr mbështetjen edhe nga Parlamenti Evropian dhe nga Këshilli i Ministrave, në mënyrë që lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës në vendet evropiane të bëhet realitet deri në fund të këtij viti.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë













