Shkurt.ch

Qeveria mbron dallimet në paga

Ajo kundërshton një mocion që kërkonte që ndërmarrjet publike të mos lejojnë dallime më të mëdha se 1:12

Qeveria Federale e Zvicrës nuk pranon të bëjë zvogëlimin e diferencës në mes të pagave në ndërmarrjet të afërta me federatën si Ndërmarrja Federale e Hekurudhave (SBB-CFF) posta dhe swisscom.

Ajo me këtë rast i ka rekomanduar edhe Parlamentit Federal që të hedhë poshtë mocionin e bërë më parë për zvogëlimin e diferencave në paga në ndërmarrjet në fjalë. Ai mocion kërkon që ndërmarrjet publike, që kontrollohen nga federata të mos lejojnë dallime më të mëdha se 1:12 në mes të pagave më të vogla dhe atyre më të mëdha. Me fjalë tjera, shefi i ndërmarrjes nuk bën të marrë për një muaj më shumë se që një punëtor në ndërmarrjen e tij fiton për 12 muaj.

Ndërkaq, në një iniciativë të JUSO-s kërkohet madje që edhe në të gjitha ndërmarrjet në Zvicër të zbatohet e njëjta rregull.