Shkurt.ch

Rroba të shtrenjta, vetura të lira

Konsumatorët është dashur të paguajnë më shumë për rroba dhe ushqim ndërsa më pak për vetura, alkool dhe hotele

Çmimet në Zvicër kanë shënuar rritje në muajin tetor. Rritja në krahasim me muajin shtator ishte rritur për  0.1 për qind.  Megjithatë, brenda një viti çmimet kanë shënuar rënie për 0.2 për qind.

Rritja e indeksit të çmimeve të konsumit tregon se ka pasur laramani sa i përket zhvillimit të tregut, thonë në Zyrën e Statistikave (BFS).

Konsumatorët është dashur të paguajnë më shumë për rroba dhe ushqim ndërsa më pak për vetura, alkool dhe hotele.

Rritje më të mëdha çmimesh janë regjistruar në rroba dhe këpucë. Kjo shpjegohet ngase tashmë vjen koleksioni i rrobave të dimrit. Rënie drastike të çmimeve janë regjistruar në transport. Kjo ka ndihmuar që të ketë vetura më të lira edhe derivate në treg.

Çmimet e produkteve të vendit mbeten të pandryshuara nga muaji i kaluar, ndërsa importi i mallrave u rrit për 0.5 për qind. Brenda vitit, çmimet e produkteve të vendit shënuan rritje vetëm 0.1 për qind, ndërsa mallrat e importuara megjithatë shënuan rënie për 1.2 për qind.