Shkurt.ch
Lirohet nëna e akuzuar për mbytjen e foshnjës me drogë
Foshnja kishte vdekur në vitin 2009, pasi që, sipas akuzës, në shishen e qumështit i ishte hedhur heroinë dhe kokainë
Është liruar nga përgjegjësia nëna 25 vjeçare që akuzohej për shkaktim të vdekjes së foshnjës së saj shtatëmuajshe. Foshnja kishte vdekur në vitin 2009, pasi që, sipas akuzës, në shishen e qumështit i ishte hedhur heroinë e përzier me kokainë.
Gjykata e Qarkut në St. Gallen, me gjithë dyshimet e forta, nuk ka mundur të sigurojë të dhëna të pakontestueshme se 25 vjeçja kishte mbytur me qëllim të bijën, kështu që, në mungesë të provave, ka shpallur një aktgjykim lirues.
Në seancat e gjykimit të përfunduar të hënën, nëna e foshnjës së vdekur, me profesion nëpunëse, ka ngulur këmbë se ajo e ka dashur shumë të bijën dhe nuk kishte si ta mbyste atë. Ajo madje ka besuar se me partnerin e saj të ri dhe me vajzën (që e kishte me tjetër burrë) mund të krijonte një familje normale.
Por, sipas palës paditëse, pikërisht partneri i saj ka qenë shkaku për të cilin gruaja tashmë e liruar, e ka mbytur foshnjën. 25 vjeçarja, derisa ende ishte shtatzënë, ishte njoftuar përmes internetit me partnerin në fjalë, ndaj të cilit kishte krijuar një varësi të madhe. Nga kjo varësi dhe nga frika se mund ta humbiste partnerin, i cili ishte i papunë dhe i varur nga droga, ajo madje kishte qenë në gjendje të mbyste edhe foshnjën, konsideronte aktakuza. Kështu, ajo duhej të dënohej për vrasje të rëndë, për vrasje me paramendim ose për vrasje nga pakujdesia.
Nga ana tjetër, mbrojtja ka pleduar për lirim nga akuza, pasi që, sipas saj, për një dënim mungojnë dëshmitë. Versioni i akuzës për përzierjen e drogës në shishen e qumshtit të foshnjës nuk ka arritur të dëshmohet, ndërsa ka shumë shkaqe tjera që mund të kenë sjellë vdekjen e saj nga helmimi me drogë.
Në fund, Gjykata e Qarkut në St. Gallen ka sjellë vendimin lirues për nënën e akuzuar se ka mbytur foshnjën e saj.
“Nuk mund të konstatohet me siguri të plotë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë atë natë. Gjendja e provave nuk mjafton për shqiptimin e një dënimi. Por ajo që është e sigurt është se vdekja e foshnjës ka qenë një tragjedi”, ka përfunduar arsyetimin e tij trupi gjykues në St. Gallen.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas












