Kosova
Projektligji për ndërtimet pa leje ngjallë debat në Kuvend
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, i cili ka thënë se LDK-ja dhe VV-ja me mosvotimin e këtij projektligji, po e lë mundësinë që në Bruksel të vendoset për këtë çështje.
Projektligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje ka ngjallur debat ndërmjet pozitës dhe opozitës në Kuvend. Në momentin kur erdhi koha që të votohen 28 amendamentet e këtij projektligji, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë thënë se nuk marrin pjesë në votim. Glauk Konjufca dhe Armend Zemaj kanë thënë se nuk mund të votojnë për këtë projektligj.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, i cili ka thënë se LDK-ja dhe VV-ja me mosvotimin e këtij projektligji, po e lë mundësinë që në Bruksel të vendoset për këtë çështje.
Por, Armend Zemaj ka thënë se nuk po e kupton Haradinjan për çka është duke folur, apo siç është shprehur, mos ai është duke parë ëndrra. Ndërkaq, Bekim Haxhiu nga PDK-ja ka thënë se dikush me qëllim po e pengon punën e Kuvendit, sidomos në këtë projektligj, i cili do të rregullonte ndërtimet pa leje. Në fund ky projektligj është hedhur në votim dhe pas dy tentimeve ka arritur ti marrë vetëm 50 vota për.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













