Kosova
Zjarrfikësit me protestë kërkojnë rritje pagash
Zjarrëfikësit janë të indinjuar që tash e sa vjet askush nga institucionet nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tyre dhe për këtë, të enjten kanë dalë për të protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Zjarrfikësit në Kosovë vazhdojnë të ballafaqohen me probleme si pasojë e mungesës së mjeteve adekuate për punë dhe mosdefinimit të statusit të tyre. Zjarrfikësit janë të indinjuar që tash e sa vjet askush nga institucionet nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tyre dhe për këtë, të enjten kanë dalë për të protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Pos kushteve më të mira për punë, zjarrfikësit kanë kërkuar edhe nivelizim të pagave. Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, ka deklaruar se janë këmbëngulës në kërkesat e tyre. Ai ka thënë se është e papranueshme se si institucionet i kanë neglizhuar në vazhdimësi kërkesat e tyre.
Beka dhe përfaqësues të tjerë të Sindikatës së Zjarrfikësve kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të Qeverisë në përpjekje për të gjetur zgjidhje, në të kundërtën zjarrfikësit kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











