Shkurt.ch
“Mis katastrofa” fiton urrejtjen e njujorkasve
Një modele braziliane është përballur me urrejtjen e opinionit, sidomos atij amerikan, pasi që ka shfrytëzuar gjendjen e krijuar në Nju Jork pas katastrofës së shkaktuar nga stuhia “Sandy” për tu fotografuar në poza provokuese.
Mbi gërmadhat e lëna nga stuhia, modelja Nana Goueva është fotografuar vetëm një ditë pas stuhiesë, nga bashkëshorti i saj, fotografi Carlos Keyes dhe ka tronditur njujorkasit. Guoeva buzëqesh para kamerës nga drurët e rrëzuar dhe nga automobilët e shkatërruar.
Dhe, fotografitë e saj aterrojnë në profilin e saj të facebook-ut. Nuk kalon shumë dhe Goueva duhet të përballet me urrejtjen e publikut. Shumë vizitorë të internetit tashmë, përmes fotoshopit, e kanë vendosur modelen braziliane para kulisave të tragjedive të mëhershme njerëzore, si “Goueva në Hiroshima”, “Goueva në Titanik” etj.
Por, vetë modelja nuk ndjen ndonjë brejtje ndërgjegje. Në një intervistë për revistën spanjolle “Ego” ajo thotë: “fotografitë më duken shumë të këndshme”. Ajo thotë se nuk ka dashur që “ta seksualizojë katastrofën”. “Në fotografi jam e veshur”, thotë ajo.
Po ashtu shton se ky ka qenë qëndrimi i saj i parë në Nju Jork, ku kohën më të gjatë e ka kaluar në shtrat, gjë që e ka afruar më shumë me bashkëshortin. Por, “Miss katastrofa”, siç e qaunë tashmë Gouevan, nuk shpenzon asnjë fjalë për rreth 100 viktimat që ka shkaktuar “sandy” gjatë kohës së muajit të saj të mjaltit” në Nju Jork.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










