Shqipëria
34% e familjeve shqiptare në vështirësi për të paguar rrymën dhe ujin
Në Serbi, pjesa e familjeve që kanë vështirësi për të paguar faturën e ujit dhe energjisë është 21 për qind, në Kosovë 20 për qind, ndërsa në Maqedoni, Bosnje dhe Mal të Zi, shifra luhatet nga 14 deri në 16 për qind
Faturat e shërbimeve publike janë një barrë e rëndë për shumë familje shqiptare, duke vënë në vështirësi financiare mbi një të tretën e popullsisë.
“Pagova dritat, uji s’ka ardhur, vjen më vonë. Ekonomia shtëpiake është e shtrënguar. Ne jemi në pension edhe del edhe s’del, por ja me nikoqirllëk”, thotë një qytetar shqiptar.
Sipas një raporti të financuar nga Komisioni Evropian, 34 për qind e familjeve shqiptare kanë vështirësi për të paguar faturat e dritave (rrymës) dhe të ujit.
Kjo është shifra më e lartë në rajon, me diferencë të ndjeshme nga vendet e tjera, raporton “TCH”.
Në Serbi, pjesa e familjeve që kanë vështirësi për të paguar faturën e ujit dhe energjisë është 21 për qind, në Kosovë 20 për qind, ndërsa në Maqedoni, Bosnje dhe Mal të Zi, shifra luhatet nga 14 deri në 16 për qind, përcjell albinfo.ch.
Katër vjet më parë, qeveria shqiptare rriti me mbi 20 për qind tarifat e energjisë për shumicën e konsumatorëve familjarë, ndërkohë që nga 1 janari i këtij viti enti rregullator shtrenjtoi me mbi 40 për qind përnjëherë çmimin e ujit.
Por përveç rritjes së çmimit, faturat e shërbimeve publike rëndohen edhe nga taksat e shumta që qeveria ka ngarkuar mbi to si tarifa e pastrimit, taksa e shkollave apo ajo e pronës. Të gjitha këto bëjnë që mbi 250 mijë familje shqiptare të vihen në vështirësi serioze për të shlyer faturën e rrymës dhe ujit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













