Bota
Problemet me emigrantët në SHBA
Një familje emigrante po përballet e vetme në gjykatë.
Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pritet që të humbas një afat përfundimtar më 10 korrik për ribashkimin e fëmijëve të emigrantëve të rinjë të cilët ishin ndarë nga prindërit e tyre në kufirin SHBA- Meksikë.
Sipas Bashkimit Amerikan të Lirisë Civile, pas shikimit të listës së 102 fëmijëve nën moshën pesë vjeçare, ACLU tha se ‘duket se më pak se gjysma do të ribashkohet deri atëherë’.
Por përkundër presionit në rritje ligjore dhe sociale, autoritetet e emigracionit kanë ofruar pak informacion rreth ribashkimit, shkruan BBC, përcjell Albinfo.ch.
Avokatët kanë filluar të flasin për kushtet, duke i përshkruar fëmijët e vegjël migrues duke kërcyer në tavolinat e gjykatave gjatë seancave dëgjimore, si të detyruar të paraqiten vetëm në gjykatë, ndërsa prindërit e tyre janë të ndaluar.
Po çfarë po ndodh në terren?
Javën e kaluar, një avokat për Departamentin e Drejtësisë dha një pasqyrë të situatës, duke përfshirë informacionin e mëposhtëm: 16 fëmijë ende nuk janë bashkuar me prindërit, 19 prindër tashmë janë lëshuar në SHBA, 46 prindër janë duke u mbajtur nën administrimin e Imigracionit dhe Doganave (ICE).
Në Twitter, avokatët e emigracionit kanë ndarë përvojat e tyre që përfaqësojnë fëmijët e vegjël të cilët nuk mund ta shpjegojnë siç duhet situatën e tyre, e lene më tej të lundrojnë procedurat ligjore.
E-Diaspora
-
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura Tre viktima nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Majac, 43-vjeçari kishte ardhur për pushime... -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













