Kosova
Punëtorët e Postës në Kosovë, sot në grevë gjithëditore
Për shkak të vonesave në paga, e që ndodh tash e pesë muaj, punëtorët e Postës së Kosovë kanë hyrë në grevë gjithëditore.
Sipas njoftimit nga Sindikata e këtyre punëtorëve, sot janë mbyllur të gjitha zyrat postare në Kosovë.
“Veprimet tona nuk do të ndalen as ditëve në vijim deri në plotësimin e kërkesave tona”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.
Këta punëtorë të premten e kaluar për një orë rresht pezulluan punën, duke kërkuar që për këtë ndërmarrje publike të ndërmerren masa për parandalimin e krizës financiare, përcjell albinfo.ch.
Vonesa e pagave, sipas kryetarit të Sindikatës së punëtorëve, Etrit Hoti, po ndodh për shkak të mospagesës së qerasë nga ana e Telekomit, e cila arrin shumën prej rreth 800 mijë eurove si dhe favorizimi që po u bëhet bizneseve private. Sindikata planifikon të ndërmarrë veprime të tjera më radikale pas grevës së sotme.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











