Futboll
Jetmir Krasniqi flet për sezonin me Luganon, ftesën e Kosovës dhe të ardhmen
Mbrojtësi Jetmir Krasniqi flet për albinfo.ch për sezonin e fundit që kishte, ftesën që i erdhi nga Kosova, ndeshjen debutuese me Shqipërinë, dhe të ardhmen e tij
Njëri ndër mbrojtësit që premton shumë për të ardhmen është Jetmir Krasniqi. Ai është ftuar edhe nga Kosova, derisa në sezonin e fundit luajti për Luganon në Superligën e Zvicrës.
Krasniqi flet për albinfo.ch për sezonin e fundit me Luganon. “Ka qenë një sezon i mirë, edhe pse nga fundi nuk kemi të sigurt nëse do të mbijetojmë. Megjithatë, si përvoja e parë ka qenë shumë e mirë”, është shprehur 23-vjeçari.
Krasniqi flet edhe për të ardhmen e tij. “Shpresoj se do të luaj sa më shumë për Luganon dhe të shohim më pas çfarë do të ndodhë”, shton tutje mbrojtësi për albinfo.ch.
Pas paraqitjeve shumë të mira me Luganon në Superligën e Zvicrës, ai mori ftesë për të luajtur për Kosovën. “Ftesën e kam prit me shumë gëzim dhe për mu ka qenë si një ëndërr. Kam qenë gati për këtë ftesë”, nënvizoi 23-vjeçari.
Madje, ndeshja e parë ishte miqësorja kundër Shqipërisë, ku ai hyri në pjesën e dytë. “Ka qenë ndeshje me shumë emocione, sepse ishte debutimi im, dhe është ndjenjë e fortë të luash për vendin tënd. Isha shumë i lumtur që po luaja për Kosovën dhe shpresoj se edhe në të ardhmen do të jap ndihmën time”, theksoi tutje ai.
Kosova nga muaji shtator do të garojë në Ligën e Kombeve, ku do të ndeshet me Azerbajxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën. “Unë besoj se me këtë ekip të Kosovës, kemi shumë shanse për t’u kualifikuar në rrethin e ardhshëm. E kemi një ekip me shumë cilësi dhe të ardhme të ndritur”, përfundoi Jetmir Krasniqi.
Jetmir Krasniqi ka lindur në Klinë dhe më pas gjatë luftës në Kosovë, me familje emigruan në Zvicër, ku edhe tani jetojnë. Ai ka luajtur për Lausannen, Le Mont, Chiasso dhe tani në Lugano. Gjithashtu ka luajtur edhe për Zvicrën U-20 dhe U-21, derisa tani është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











