Kosova
Xhamia dhe kisha në Ferizaj ‘duan të bashkohen’ edhe më shumë
Imami dhe prifti duan që muri i ndërtuar para disa vitesh mes xhamisë dhe kishës të rrënohet
Një nga simbolet më të njohura në qytetin e Ferizajt është xhamia dhe kisha ortodokse. Imami dhe prifti duan që muri i ndërtuar para disa vitesh mes xhamisë dhe kishës të rrënohet, raporton “Zëri i Amerikës”.
Imami Naser Kosumi dhe prifti ortodoks Trajko Vlajkoviq kanë folur se ndërmjet nuk ka ndasi, përcjell albinfo.ch.
Ata janë të bashkuar për t’i zgjedhur problemet dhe duan që muri të shembet, që kisha e xhamia të jenë më afër dhe të mos ketë ndarje mes tyre.
Ata thonë se kjo do të ishte më mirë edhe për opinionin. Imami dhe prifti thonë se asnjëherë nuk kanë pasur probleme deri më tani, dhe shpresojnë që kështu të vazhdojnë edhe më tutje.
“Ne i shërbejmë të njëjtit Zot dhe nuk ka ndasi”, thotë Trajko Vlajkoviq.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











