Kosova
VV-ja i dorëzon Hazirit mirënjohjen “e fituar” nga NASA
Kjo mirënjohje e tij i është dhënë pas raportimeve të fundit në media se mirënjohja të cilën kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, tha se e ka marrë nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, u jepet vetëm shtetasve amerikanë
Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan i ka dhuruar kryetarit të komunë, Lutfi Haziri, një mirënjohje të NASA-së, për kontributin e tij ndaj hapësirës. Kjo mirënjohje e tij i është dhënë pas raportimeve të fundit në media se mirënjohja të cilën kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, tha se e ka marrë nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, u jepet vetëm shtetasve amerikanë
Aktivisti i kësaj partie, Luan Aliu, ka thënë se nuk janë të autorizuar për të dhuruar një mirënjohje të tillë por që sipas tij, kjo nuk ka rëndësi. “Sot i kemi sjellë një tjetër “mirënjohje”, që ka kushtuar diku rreth 8 dollarë, e që vjen nga administratori ekzekutiv i NASA-s, në shenjë falënderimi për kontributin e madh të tij për hapësirën.
Sipas NASA-s, ekspertë të shumtë të saj, nëpërmjet satelitëve të vendosur në hapësirë, kanë arritur të detektojnë sinjale të veçanta, të cilat kanë ardhur pikërisht nga Lutfi Haziri, sinjale këto që japin shenja të një shpirti human dhe kontribues të qytetit të Gjilanit”, ka thënë Aliu.
Aktivistët e kësaj partie thanë se kryetarit të cilit u nda “dekorata” me këtë çmim, iu arrestuan dy drejtorë,të dy drejtorive shumë të rëndësishme, ai i Inspeksionit dhe ai i Urbanizmit, e ka nën akuzë drejtorin e një drejtorie tjetër mjaft të rëndësishme, asaj të Shërbimeve Publike.
“Për këto dhe shumë arsye të tjera, ne i jemi shumë “mirënjohës” Lutfi Hazirit për gënjeshtrat e një pas njëshme që na I servon, në mesin e së cilave hyn edhe ajo e dhjetorit 2015, kur qarkulluan fotografitë e billboardit në Kanada, që I uronte mirëseardhjen madhërisë së tij, Lutfi Hazirit”, kanë thënë drejtuesit e VV-së të cilët njoftuan se javën që vjen do të thërras seancë në kuvendin komunal për të kërkuar dorëheqjen e Hazirit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












