Kosova
Berisha: 40 serbë janë larguar nga FSK-ja, do të zëvendësoheshin me të tjerë
40 pjesëtarë të FSK-së të komunitetit serb janë larguar nga FSK
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, në një konferencë për media ka folur për fenomenin e fundit të largimit të pjesëtarëve serbë të kësaj force pas presioneve që po iu bëhet atyre nga Beogradi.
“MFSK vlerëson se këto kërkesa për largim vijnë si pasojë e sulmeve të qëllimshme që i janë bërë FSK-ë, posaçërisht pjesëtarëve të komunitetit serb”, ka thënë Berisha duke shtuar se të larguarit do të zëvendësohen me pjestarë të ri nga ky komunitet.
Ai i ka quajtur tentime për ta dëmtuar progresin dhe të arriturat e FSK-së, si dhe imazhin e saj si institucioni më i besueshëm në Kosovë.
“Vërtet ndjej keqardhje për pjesëtarët tanë që s’janë lejuar të vendosin lirshëm për të ardhmen e tyre .Pjesëtarët e FSK-së nga komuniteti serb kanë qenë shumë mirë të integruar në kuadër të strukturës së FSK-së dhe kanë qenë në nivel të përgjegjësive dhe detyrave të tyre. Prandaj kërcënimet dhe shantazhet e bëra janë të papranueshme, dhe janë shkelje të të drejtave të njeriut”, ka thënë ministri.
Ministri ka thënë se rastet e largimit nuk janë individuale por grupore që sipas tij deri tash numri ka shkuar në 40.
Ditë më parë për këtë çështje kryeministri Haradinaj mblodhi Këshillin e Sigurisë së Kosovës pas së cilës tha se janë marrë hapa për ta ndaluar këtë fenomen.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












