Kosova
MPB-ja thotë se ka ulje numri i aksidenteve në trafik
Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë ka njoftuar se numri për aksidentet e trafikut është në ulje.
Pas fillimit të zbatimit të nenit 43 të Ligjit për Automjete, si dhe pas rritjes së masave të sigurisë në komunikacion nga ana e Policisë së Kosovës Ministria e Punëve të Brendshme thotë se ka filluar të bjerë numri i aksidenteve në trafik.
“Sipas raportit të Policisë së Kosovës, krahasuar me gjashtëmujorin e vitit të kaluar, numri total i aksidenteve në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka rënë për 13.25 për qind.
Nga 8073 aksidente në trafik që kanë ndodhur në periudhën janar-qershor 2017, sivjet kanë ndodhur 7003 aksidente, që do të thotë 1070 aksidente më pak.
Ndërsa, krahasuar muajin qershor 2017, ku kanë ndodhur 15 aksidente, në qershor të këtij viti kanë ndodhur pesë aksidente me fatalitet”, thuhet në njoftim. Kjo ministri fton qytetarët të respektojnë rregullat e komunikacionit, sidomos gjatë sezonit veror kur pritet të rritet numri i pjesëmarrësve në komunikacion.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











