Kosova
KDI: 44% e qytetarëve duan që Presidenti ta udhëheqë dialogun
Sipas kësaj ankete, Lidhja Demokratike e Kosovës del partia e parë me 30 për qind, e cila pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës me 23 %, kurse Vetëvendosje me 21 për qind.
44 për qind e qytetarëve duan që presidenti Hashtim Thaçi të udhëheqë fazën e fundit të dialogut me Serbinë, ndërsa 31 për qind e tyre thonë se opozita duhet të jetë bartëse e këtij procesi. Këto të dhëna janë bërë publike nga një sondazh që e ka bërë Instituti Demokratik i Kosovës.
Sipas këtyre të dhënave, 25 për qind e qytetarëve duan që kryeministri Ramush Haradinaj të jetë si kryenegociator në fazën e fundit të dialogut. Rezultatet e sondazhit të KDI-së tregojnë mes tjerash se 61 për qind e qytetarëve presin që marrëveshja përfundimtare të përmbajë njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia, e 39 për qind nuk presin që njohja të ndodhë. 56 për qind kanë deklaruar se presin që marrëveshja të përmbajë anëtarësimin në OKB. Ndërsa, 9 për qind e serbëve presin që njohja e Kosovës të jetë pjesë e marrëveshjes, e 91 për qind nuk do të pranonin njohjen.
Sipas kësaj ankete, Lidhja Demokratike e Kosovës del partia e parë me 30 për qind, e cila pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës me 23 %, kurse Vetëvendosje me 21 për qind.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












