Shqipëria
Infermierja e dëshpëruar me Shqipërinë: Dua të iki në Gjermani
45-vjeçarja nisi të mësonte gjermanisht. Ka shumë arsye që e motivojnë për ta lënë vendin e saj
Janë 4500 infermierë që janë larguar ose janë në proces ikje nga Shqipëria që prej fillimit të këtij viti.
Pas 18 vitesh pune, Silvana Belalla në muajin shkurt u shkarkua nga pozicioni i kryeinfermieres. Mendimi i parë që i erdhi në mendje ishte: “Direkt të iki nga QSUT për të gjetur veten në Gjermani”.
45-vjeçarja nisi të mësonte gjermanisht. Ka shumë arsye që e motivojnë për ta lënë vendin e saj. “Rroga 380 mijë lekë. Kam 2 fëmijë për të rritur, nuk e përballoj dot”, thotë infermierja, raporton “TCH”.
Mësimi zhvillohet falas nga një kompani që shërben edhe si ndërmjetësuese për punësim të infermierëve në Gjermani. Një cikël studimi zgjat rreth 1 vit e gjysmë, përcjell albinfo.ch.
“Vijnë kompanitë gjermane këtu e bëjmë intervistën dhe më pas lidhim kontratën 2-vjeçare pune”, shprehet Silvana.
Aktualisht në qendër mësojnë gjermanisht 1000 infermierë. “Kam shoqe të miat kryeinfermiere, madje që duan të ikin”, tregon ajo.
45-vjeçarja është shumë e qartë në objektivin që i ka vënë vetes. “Do gjej vetveten. Në Shqipëri u rrëzova, në Gjermani do të ngrihem”, thotë e vendosur Silvana.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













