Kosova
Hoxhaj: Dialogu është kyç për njohjen nga pesëshja e BE-së
Ai tha se institucionet e Kosovës duhet ta bëjnë të kundërtën e asaj që mendon Serbia që Kosova të mos ketë politikë të jashtme
Dialogu me Serbinë dhe marrëveshja finale janë kyçe për njohjen e Kosovës nga pesë vendet e BE-së, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në tryezën me temën “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohëse të BE-së”, organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike.
Ai tha se institucionet e Kosovës duhet ta bëjnë të kundërtën e asaj që mendon Serbia që Kosova të mos ketë politikë të jashtme. Megjithatë, ka pranuar se procesi i dialogut rreth ndryshimit të qëndrimit të këtyre vendeve është kyç.
Ndërsa, deputeti Ilir Deda ka kritikuar institucionet e vendit për qasjen ndaj pesë vendeve mosnjohëse të BE-së. Ai ka përmendur moshapjen e Zyrës ndërlidhëse në Athinë të Greqisë tash e dhjetë vjet.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













