Kosova
OEK, kundër importit të veturave të vjetra
Oda Ekonomike e Kosovës ka dalë me qëndrimin se është kundër lejimit të importit të veturave më të vjetra se 10 vjet për në Kosovë.
Përmes një reagimi, drejtuesit e OEK-ut thonë se janë duke përcjellë me shqetësim disa deklarata dhe kërkesa të deputetëve të Kuvendit që kërkojnë heqjen e kufizimeve për import të veturave të vjetra, përcjell albinfo.ch.
“Derisa në Kosovë flitet për harmonizim të ligjeve me acquis communautaire, është për habi një kërkesë e tillë nga deputetet e Parlamentit të Kosovës dhe atë në emër të popullit. Implikimet buxhetore kanë qenë evidente në buxhetin e të hyrave të vitit të kaluar nga ndalja e importit të veturave të vjetra, por duhet të kemi performancë më të madhe në luftë kundër informalitetit dhe ekonomisë së kriminalizuar nga të gjithë aktorët relevantë me qëllim të mbulimit të këtij vakumi buxhetor, e jo shëndeti i qytetarit dhe siguria në rrugë të jenë instrument për arritjen e objektivave buxhetore”, thuhet në reagim.
Oda Ekonomike përmend edhe faktin e ndotjes së ambientit që mund t’i shkaktojnë veturat e vjetra, e po ashtu mossigurisë në komunikacion të tyre.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










