Kosova
MPJ: Kosova nuk po pengohet në OBD
Kosova ka marrë pjesë në sesionin e 132-të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave, kjo e fundit e cila po mbahet në Bruksel.
Pjesmarrës në OBD janë 182 shtete anëtare, ndërsa Kosova po merr pjesë për të katërtën herë, shkruan Albinfo.ch.
Gjatë këtij sesioni është ri-zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i OBD-së, Kunio Mikuriya, ndërsa është diskutuar rishikimi i Konventës së Kyotos, ndërtimi i kapaciteteve, programeve për lehtësim të tregtisë që do t’i ofrohen shteteve anëtare dhe çështje të tjera të rëndësishme në fushëveprimin doganor.
Në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se “Gjatë punimeve të sesionit, Republika e Kosovës ka ushtruar të drejtat e saj sikurse të gjitha vendet e tjera anëtare, duke marrë fjalën, ushtruar të drejtën e votës dhe duke u konfirmuar nga Këshilli buxheti për kontributet financiare të Kosovës”.
Po ashtu në njoftim thuhet edhe se “Përkundër përpjekjeve të Serbisë dhe Rusisë për të penguar pjesëmarrjen e Kosovës ato dështuan pas reagimit të delegacionit të Republikës së Kosovës dhe shteteve aleate dhe partnere”.
Ndërsa në mediat serbe po raportohet vazhdimisht se “është penguar anëtarësimi i Kosovës në Organizata Botërore e Doganave”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











