Kosova
Auditori: ATK-ja nuk jep shifra për bizneset pa arka fiskale
Mos identifikimi i saktë i bizneseve të cilat nuk janë të pajisura ma arka fiskale si pasojë mund të kenë shmangien e mundshme tatimore
Administrata Tatimore e Kosovës nuk ka të dhëna shifra të sakta se sa është numri i bizneseve që nuk janë të pajisura me arka fiskale, e që sipas legjislacionit kërkohet të jenë të fiskalizuara. Por, ATK ka të dhëna që pa arka fiskale operojnë ende edhe 21 pika të karburanteve të shitjes.
Mos pajisja me arka fiskale i dëmton bizneset të cilat paguajnë tatime dhe i bënë të të pa barbarët me ato që shmangie nga tatimi. Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar Raportin për Auditimin e Pasqyrave Financiare Vjetore të Administratës Tatimore të Kosovës për vitin 2017.
Sipas Auditorit ka mungesë të madhe të fiskalizmit nga ana e bizneseve.“Në planin e trajtimit të rreziqeve për vitin 2017 një ndër objektivat kryesore ATK kishte përcaktuar identifikimin dhe fiskalizimin e bizneseve, të cilat kërkohet të fiskalizohen e që ende nuk janë pajisur me arka fiskale”, thuhet në raport.
Sipas të dhënave të ATK-së numri i përgjithshëm i bizneseve që ushtrojnë aktivitete biznesore është gjithsej 65,745, prej tyre 46,558 janë deklarues në sistemin e tatimpaguesve të ATK-së në vitin 2017.
“Mos identifikimi i saktë i bizneseve të cilat nuk janë të pajisura ma arka fiskale si pasojë mund të kenë shmangien e mundshme tatimore, e kjo rezulton me një konkurrencë jo të barabartë ndërmjet bizneseve që zhvillojnë aktivitete të caktuara”, vlerëson auditori.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












