Kosova
32 viktima të trafikimit u identifikuan vitin e kalur në Kosovë
18 viktima kanë qenë subjekt i trafikimit për shfrytëzim seksual, shtatë kanë kryer punë të detyrueshme, tre prej tyre kanë kërkuar lëmoshë, derisa katër të tjerë janë cilësuar si “të nënshtruar plotësisht”
Edhe pse institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë aksione të shumta për të parandaluar trafikimin me qenie njerëzore, situata në terren është mjaft shqetësuese.
Një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit bën të ditur se gjatë vitit 2017 janë identifikuar 32 viktima të trafikimit. Aty thuhet se 18 viktima kanë qenë subjekt i trafikimit për shfrytëzim seksual, shtatë kanë kryer punë të detyrueshme, tre prej tyre kanë kërkuar lëmoshë, derisa katër të tjerë janë cilësuar si “të nënshtruar plotësisht”.
Të njëjtat statisitika i ka dhënë edhe Policia e Kosovës.
“Ne tani viktimat i kemi më tepër ato që janë vendore sesa që vijnë nga vendet e tjera. Prej 32 viktimave sa kanë qenë vitin e kaluar, ne kemi identifikuar se diku shtatë prej tyre kanë qenë nga vendet e tjera, pesë nga Shqipëria, një nga Moldavia dhe një nga Filipinet, domethënë janë identifikuar si viktima të trafikimit të shfrytëzuara në Kosovë”, ka thënë për REL, shefi i sektorit qendror të hetimit të trafikimit me qenie njerëzore, Riza Murati.
Ai ka potencuar se Policia e Kosovës ka ndërmarrë mbi 140 aksione gjatë vitit të kaluar në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore. Sipas tij grupet e ndryshme kriminale janë mjaft aktive në shfrytëzimin e kategorive të caktuara, kryesisht femrave dhe të miturve.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











