Kosova
Presidenti Thaçi priti një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Alli vizitoi Kosovën.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i kryesuar nga Paolo Alli, president i Asamblesë, shkruan Albinfo.ch.
Sipas njoftimit, Presidenti Thaçi ka shprehur falënderimin e tij për vizitën, bashkëpunimin dhe përkrahjen që i ka dhënë Kosovës Asambleja Parlamentare e NATO-s.
“Kosova është faktor stabiliteti në rajon, e përkushtuar për dialog me Serbinë që do të sjell paqe të qëndrueshme në tërë rajonin”, ka thënënë Thaçi.
Duke folur për kërcënimin global nga terrorizmi, presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova është liderë në rajon në luftimin e ekstremizmit e radikalizmit.
Nga tjetër, Paolo Alli, president i Asamblesë Parlamentare të NATO-s është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës.
Në fund, presidenti Thaçi ka thënë se NATO është në Kosovë, por tani është koha që edhe Kosova të jetë në NATO. Sipas tij, FSK-ja është e gatshme për transformim në një forcë profesionale.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë













