Futboll

Ashtu siç edhe pritej, KF Kosova e Gjenevës dënohet rëndë  

ACGF ka dhënë vendimin pas trazirave të ndeshjes së futbollit amator mes Versoix dhe Kosova.

Sanksionet sportive tani më janë bërë publike edhe zyrtarisht pas trazirave serioze të ndeshjes së futbollit amator midis Versoix dhe Kosova, më 10 qershor.
Shoqata Kantonale e Futbollit e Gjenevës (ACGF) ka dënuar rëndë autorët e dhunës të kryer gjatë ndeshjes së ligës së 4-të në të cilën u ballafaquan Versoix kundër KF Kosova, para më shumë se dy javësh. Takimi përfundoi me një përplasje të përgjithshme dhe me një raport të trishtuar: eshtra të thyer orbital për një lojtar të ekipit Versoix, mushkëri të lënduara dhe pesë brinjë të thyer për një nga bashkëlojtarët e tij. Goditjet ishin shkaktuar nga të dy anët.
Përfundimi i kampionatit të Gjenevës, në ligën e katër, në ndeshjen në mes Versoix dhe KF Kosova, që u zhvillua më 10.06.2018 kishte degjeneruar shumë seriozisht.
Një lojtar që humbi vetëdijen në fushë, ka pësuar thyerje të eshtraveorbitale; tjetri, i rrahur dhe i dërguar në spital me pesë brinjë të thyer dhe një mushkëri të lënduar. Derbi në mes të Versoix dhe KF Kosova, në kuadër të ligës së katërt rajonale, të dielën në mëngjes në Versoix, përfundoi me një rrahje me pasoja shumë të rënda.
Dyshohet se një fyerje raciste ka qenë shkasi i zënkës, pasi një lojtar i Versoix është quajtur zezak i pistë. Ai është përgjigjur me një goditje të topit.
Rezultati i zënkës: katër lojtarë nga KF Kosova përjashtohen për një periudhë të pacaktuar. Kjo praktikisht është e barabartë me një dënim të përjetshëm, të cilin rregulloret nuk e ofrojnë. Një individ i sanksionuar mund të falet vetëm nëse ai e fiton një rast, të cilin ai nuk mund ta kërkojë gjatë tre viteve të para të dënimit të tij. Një lojtar i FC Versoix është pezulluar deri më 10 qershor 2019.
“Shqiptimi i dënimeve të ashpra ishte i dukshëm përballë një shpërthimi të tillë të dhunës, fatmirësisht të rrallë”, ka deklaruar kryetari i ACGF Pascal Chobaz, për “20 Minutes”, përcjell Albinfo.ch. Me këtë, duam të të kujtojmë se fushat e futbollit nuk janë vende të përjashtuara nga të gjitha ligjet”.
Klubi i komunitetit shqiptar gjithashtu është sanksionuar kolektivisht. Ekipi i tij i dytë, i cili në fushën e gjelbër lujati kundër Versoix për finalen e ligës së 4-të më 10 qershor, është përjashtuar nga kampionati për dy sezonet e ardhshëm. Ish-presidenti i KF Kosova, i cili kohët e fundit dha dorëheqjen, i lodhur nga këto trazira, tashmë kishte vendosur të tërhiqte ekipin e tij për stërvitjen e radhës. Klubi gjithashtu gjobitet me 2000 franga “për sjelljen e shumë prej lojtarëve të saj dhe pushtimin e fushës nga spektatorët të etur për të marrë pjesë në zënkë”, kanë thënë nga ACGF.
Ndeshja përfundimisht është regjistruar në rezultatin 0-0, por ekipeve nuk iu është dhënë asnjë pikë. Secili prej tyre duhet të paguajë gjobë fikse. Titulli i kampionit të ligës së 4-t të Gjenevës për sezonin 2017-2018 nuk është dhënë.
Komisioni i ACGF ka rezervuar të drejtën për rishqyrtim të vendimeve të saj “në bazë të përfundimit të hetimit penal nga ana e prokurorit publik dhe, nëse është e aplikueshme, për të zgjeruar rishqyrtimin e saj për lojtarët që sot nuk janë sanskionuar”.