Kosova
Caritas-i zviceran shton prezencën në Kosovë
Fred Lauener, përgjegjës i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Evropë theksoi se Caritasi zviceran ka marrë vendim që të shtojë prezencën në Kosovë me projekte të reja
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Shyqiri Bytyqi, priti sot në takim përfaqësues të Caritas-it zviceran, të prirë nga Fred Lauener, përgjegjës i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Evropë dhe Azi dhe Sandra Ege, përgjegjëse për Kosovën.
Sipas njoftimit për media, në takim u bisedua për projektin e përbashkët “SHPRESE – Vendosja e standardeve parashkollore të cilësisë së lartë, duke përforcuar arsimin, shkencën dhe ekonominë”, përcjell albinfo.ch.
Ministri Bytyqi falënderoi Caritas-in zviceran për kontributin e madh që kanë dhënë në pjesën më të rëndësishme të zhvillimit të fëmijëve, pra në nivelin parashkollor, si në aspektin e edukimit, por edhe atë të përmirësimit të infrastrukturës.
Pasi që përmendi faktin se Kosova ka një pjesëmarrje shumë të ulët të fëmijëve 0-5 vjet dhe po synohet të rritet kjo pjesëmarrje, ministri Bytyqi tha se shpreson që të mund të bisedohet në të ardhmen edhe për projekte të reja në këtë drejtim.
Fred Lauener, përgjegjës i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Evropë theksoi se Caritasi zviceran ka marrë vendim që të shtojë prezencën në Kosovë me projekte të reja.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












