Kosova
Nëse Vulin hyn në Kosovë, do të arrestohet
E nëse Vulin tenton që të hyjë në territorin e Kosovës ilegalisht, atëherë Policia e Kosovës do ta zbatojë ligjin
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin nuk ka leje të hyjë në Kosovë për të marrë pjesë në festën e Vidovdanit. Një gjë të tillë ia ka refuzuar Ministria e Jashtme.
E nëse Vulin tenton që të hyjë në territorin e Kosovës ilegalisht, atëherë Policia e Kosovës do ta zbatojë ligjin.
Kështu ka shkruar në një postim në “Facebook” këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.
“Secili provokim që mund të bëhet, pasojat do ti bartë Beogradi ngase provokime te tilla i bën qëllimshëm. Partnerët ndërkombëtarë janë të njoftuar për secilin veprim tonin. Përtej konspiracioneve që rëndom prodhohen pastaj, është shumë e qartë se futja ilegale e kujtdo ne territorin e Kosovës, nënkupton zbatim te ligjit nga policia e Kosovës”, ka shkruar Zyberaj në Facebook, përcjell albifo.ch.
Situatë e ngjashme ka qenë edhe para disa muajsh kur Gjuriqit i ishte ndaluar hyrja në Kosovë. Ai kishte vendosur të hyjë ilegalisht, e më pas ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, shkruajnë mediat vendore.
Ndryshe në orët e mëngjesit forca të shumta të Policisë janë nisur për në Veriun e Mitrovicës.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë














