Kosova
Banorët e Shipitullës: Të shtunën do t’i ndalim ekskavatorët e KEK-ut
Banorët e fshatit Shipitull kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës me kërkesën e vetme punësimin e rreth 150 të rinjve të fshatit që u shpërngulën nga pronat e tyre.
Banorët kanë thënë se kryeministri Ramush Haradinaj duhet ta mbajë premtimin e dhënë në shtatorin e vitit të kaluar, kur edhe i kishte bindur ata që të pranonin propozimin e qeverisë, përcjell albinfo.ch.
Albion Mjekiqi, një i ri nga ky fshat, thotë se ka diplomuar në ekonomi dhe kërkon nga Haradinaj që të mbajë premtimin. Ai ka thënë se kjo është protesta e fundit e banorëve dhe nëse ekzekutivi nuk bën asgjë, ata do t’i ndalojnë punimet për nxjerrjen e thëngjillit.
Ai ka shtuar se nëse nuk do të ketë punësime për ta, nuk do të ketë energji për askënd.
Ndërkaq, Nexhmedin Mjekiqi, përfaqësues i fshatit, thotë se në konkursin e fundit të KEK-ut janë punësuar njerëz nga Mitrovica, Deçani dhe Drenica, ndërsa kuadrot e Shipitullës janë lënë jashtë.
Protestuesit kanë kërkuar që të takohen me kryeministrin Haradinaj, i cili nuk ka gjetur kohë për ta.
Pasi kanë pritur rreth dy orë, ata janë kthyer mbrapsht të indinjuar nga refuzimi i kryeministrit dhe kanë paralajmëruar se të shtunën do t’i ndalin punimet në nxjerrjen e thëngjillit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











