Kosova
Flamujt e Zvicrës nëpër Kosovë mahnitin zviceranët
Mbrëmjen e kaluar ekipi zvicerian mundi ekipin e Serbisë në Botërorin i cili po mbahet në Rusi me rezultat 2-1. Golashënuesit ishin Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Ekipi zviceran ka përkrahës në gjithë Kosovën, duke përfshirë edhe vendlindjen e Xherdan Shaqirit. Ja edhe dëshmia.
Flamujt zviceranë valëviten me bollëk në të katër anët e Kosovës, një republikë e ish bllokut jugosllav, prej më pak se 2 milionë banorësh, shkruan “20 Minutes”, përcjell Albinfo.ch.
Sigurisht që disa flamuj vërehen në kryeqytetin e Prishtinës, por ata mund të hasen edhe nëpër shumë fshatra. Sidomos në Gjilan, një qytet i 130.000 banorëve në qendër të vendit të prejardhjes së Xherdan Shaqirit.
“Këtë foto ma ka dërguar bashkëshorti im, i cili aktualisht ka udhëtuar për në Kosovë”, ka pohuar bashkatdhetarja Zejnie, me vendbanim në Renens (VD). “Nuk arrita të përmbahesha dhe e shpërndava.
Në Kosovë, skuadra zvicerane e futbollit ka fituar një rritje të madhe të simpatisë. Njerëzit janë krenarë për Shaqirin, Behramin dhe Xhakën me të tjerët.
Ata identifikohen me trajektoren e tyre sportive dhe profesionale. Në një cep të botës ku jeta e përditshme nuk është gjithmonë e lehtë, këta futbollistë sjellin një ëndërr të vogël për të rinjtë tanë”, ka deklaruar Zejnia.
Loja e mbrëmjes të së premtes kundër Serbisë do të jetë “është e vërtetë, pak e veçantë”, ka pohuar Zejnia, para se të fillojë ndeshja tashmë e përfunduar me fitore historike të Zvicrës.
Pa hyrë në detaje gjeopolitike që nuk meritojnë të përmenden këtu, rivaliteti midis Kosovës dhe Serbisë këtë veçori e spjegon qartë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












